Një i majtë në krye të Qeverisë, një grua në krye të Kuvendit

0
331

Kosova është bërë me Qeverinë e re, por edhe me kryetare të Kuvendit.

Kështu, dy partitë fituese të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, që u mbajtën më 6 tetor, më në fund kanë formuar Qeverinë e re.

Në pamje të parë të duket e zakonshme, por shumë detaje janë që në institucionet e Kosovës kanë ndodhur për herë të parë.

Në krye të Qeverisë ka ardhur Albin Kurti, që ishte në opozitë që nga paslufta, pra 20 vite. Ai u bë kryeministër me 66 vota për  e 10 abstenime.

Në krye të Kuvendit është një grua, Vjosa Osmani, që për herë të parë një grua mban këtë post në Kosovë, ajo mori 65 vota për dhe asnjë kundër, raporton oxygenpress.info

Në kabinetin e ri qeveritar, si asnjëherë deri tani, edhe pse jo si është premtuar, janë 5 gra ministre, apo 30% e kabinetit. Ndërsa Kosova do t’i ketë 15 ministri, nga 21 sa ishin, e nuk do të ketë ministri pa protofol.

Në fotografitë më poshtë keni kabinetin e ri qeveritar, ndërkohë disa prej tyre që ishin deputetë i kanë lëshuar vendet e tyre për kolegët që pasonin në listën e partisë përkatëse me më së shumti vota.

Ndërsa, një rast tjerët i veçantë është ai i Agim Veliut, ku u largua nga kryetari i Komunës së Podujevës, për të marrin postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, duke e quar kështu në zgjedhje të jashtëzakonshme këtë komunë.

Kështu, me vendin pritet të udhëheqin dy parti me ideologji politike të kundërta dhe me Listën Serb, si pjesë obligative kushtetuese në Kosovë.

Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi ish kryeminisitri Ramush Haradinaj dha dorëheqje pas ftesës që mori nga Gjykata Speciale. /Oxygenpress.info

Albin Kurti – kryeministër
Vjosa Osmani – kryetare e Kuvendit

Avdullah Hoti – zv/kryeministër i parë

Haki Abazi – zv/kryeministër i dytë

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë dhe Ambient

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë,punësimit, tregtisë, industrisë, ndërmarrësisë dhe investimeve strategjike – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic