Një grup shkenctarësh pretendojnë se mund të ngjallin njerëzit

0
60

Nga një grup shkencëtarësh amerikanë, ka kohë që projekti “për të rikthyer në jetë” subjektet klinikisht të vdekur ka filluar të testohet. Një gjë e tillë po mbështetet edhe nga Qeveria amerikane, nga të cilët kanë marrë edhe aprovimin e shoqërisë   “Biotech Bioquark”, për të përfshirë dhe mundësinë e rekrutimit (kuptohet me leje speciale të marrë nga familjet). Në projekt do të përfshihen 20 pacientë klinikisht që kanë ndërruar jetë për shkak të një goditjeje cerebrale.

Për t’ia arritur, kërkuesit do të përdorin një terapi të përzierë, mes të cilave, rigjenerimin e trurit dhe injektimin e qelizave staminale.

Procesi i terapisë, nga stimulimi nervor te injektimi, do të zgjasë disa muaj. Gjatë kësaj periudhe, subjektet do të monitorohen përmes ekraneve cerebrale për të verifikuar shenjat e një “rigjenerimi” të mundshëm./Alsat/OxygenPress.info