Një grua për herë të parë fituese e çmimit ”Abel” në matematikë

0
36

Çmimi ‘’Abel’’ në matematikë për herë të parë i dorëzohet një gruaje, amerikanes, Karen Uhlenbeck specialiste e ekuacioneve diferenciale me derivate të pjesshme, njoftoi Akademia Norvegjeze e Shkencave dhe Letërsisë.

‘’Karen Uhlenbeck u shpërblye me çmimin Abel 2019 për punën e saj kërkimore në analizën gjeometrike dhe teorinë e matëseve që ndryshoi rrënjësisht peizazhin e matematikës’’, deklaroi presidenti i komitetit Abel, Hans Munthe-Kaas.

‘’Teoritë e saj çuan përpara botëkuptimin tonë për sipërfaqet minimale, si ato të formuara nga flluskat e sapunit, dhe probleme më të përgjithshme të zvogëlimit në dimensione të mëdha’’, thuhet në një komunikatë.

Karen Uhlenbeck 76 vjeçe është drejtuese e kërkimit universitar e ftuar në Universitetin ‘’Princeton’’ si dhe pedagoge e asociuar në Institutin për ‘’Advanced Study’’(Studime të avancuara) (IAS) në SHBA.