Një grua në Vushtrri e gjen të vdekur në pusetë familjarin e saj

0
176

Një grua në Vushtrri e ka gjetur të vdekur familjarin e saj në një pusetë të oborrit të shtëpisë.

Për ngjarjen që ka ndodhir të premten rreth mesditës, Policia e Kosovës raporton se viktima është e gjinisë mashkullore pa dhënë detaje të tjera, njofton Klan Kosova.

Ajo ka lajmëruar policinë dhe në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML.