“Një grua e emancipuar, një shoqëri e shëndoshë”

0
505

“The future is Female” është mbrëmja e bamirësisë që e organizon brendi Mr.Rex. E kjo bëhet në shenjë mirënjohje për kontributin e grave ndër shekuj. Fondet e mbledhura nga kjo mbrëmje do të shkojnë në ndihmë të grave përmes Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita.

Gjatë mbrëmjes do të shfaqen video mesazhe nga figura publike që kanë për qellim fuqizimin e rolit dhe pozitës së gruas në shoqëri.

Përmes disa fjalimeve e prezantimeve të grave dhe burrave nga profesione të ndryshme, Mr.Rex ka për qëllim të përcjellë mesazhin që “Një grua e emancipuar, një shoqëri e shëndoshë”.

“The Future is Female” do të nxjerrë në shitje bluza dhe aksesorë, këtë e bënë për të shënuar muajin e vetëdijesimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit.

Këtë organizim e ka përkrahur edhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

“The Future is Female” është një mbrëmje argëtuese që do të përcillet me muzikë dhe pije./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu