Një fitore dhe një humbje për Egzon Shalën në Kampionatin Evropian “Bukuresht 2019”

0
51

Egzon Shala është ndalur në 1/8 e finales së kampionatit evropian të mundjes për senior, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Mundësi ynë e nisi me fitore evropianin, duke e mposhtur Sayed Azarshakib të Azerbajxhanit, me rezultat 13:9, kategoria deri në 125 kilogramë.

Në 1/8 e finales, Shala u mposht nga gjermani me përvojë të madhe, Nick Matuhin. Një fitore në evropian vlerësohet sukses për Egzonin.

Në evropian, Kosova u përfaqësua edhe me Drilon Sylën, kategoria deri në 57 kilogramë.
Syla u mposhtë në raundin e parë nga francezi, Zohir El Ourraqe. Driloni mori përvojë të mirë dhe tregoi se ka të ardhme.

Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron më shumë fat mundësve tanë në garat e ardhshme.