Një fëmijë gjendet i gjallë poshtë një orteku në Paris

0
49

Një fëmijë u gjet i gjallë pasi kishte kaluar plot 40 minuta i bllokuar poshtë një orteku i cili e mori përpara ndërsa ai po bënte ski në një zonë jashtë pistës së stacionit të skive në Savojë, në Alpet franceze, bëhet e ditur nga forcat e shpëtimit në mal.

I moshës 12 vjeç, djaloshi sapo ishte larguar nga një pistë e përcaktuar e qendrës së skive në La Plagne i shoqëruar nga prindërit kur rreth orës 14:00 një masiv bore e mori përpara.

Fëmija u rigjet i vetëdijshëm rreth 40 minuta më vonë nga një qen i forcave të ndihmës së shpejtë, i cili ndërhyri menjëherë për ti ardhur në ndihmë forcave të shpëtimit të qendrës së skive, që mbërritën në vendngjarje pas aksidentit./Atsh/OxygenPress.info