Një e artë dhe një e argjendtë për Kosovën në Top-Mastersin e xhudos

0
41

Në pjesëmarrjen e sotme të Top-Mastersit të xhudos që u mbajt në Guangzhou të Kinës, vajzat nga Kosova rrëmyen një medalje të artë, një të argjendtë.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, Nora Gjakova (-57 kg) u stolis me të argjendtën, ndërsa Akil Gjakova (-73 kg) zuri vendin e shtatë.

Në “Ëorld Masters” marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore në kategori.

Distria shënoi katër fitore, kurse në finale mundi medalisten e bronztë Olimpike, Ami Kondo, me Ippon.

Nora në finale u mund nga japonezja Tsukasa Joshida, kurse fitoi tri luftëra tjera.  Akili fitoi një luftë dhe më pas u ndalë në çerekfinale dhe repesazh.

Gara ishte e vlefshme edhe për pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Distria fitoi 1800 pikë, Nora 1260, ndërsa Akili 468 pikë.