Një banane shitet për 120,000 dollarë në galerinë e arteve “Art Basel”

0
216
banana

Një vepër arti e përbërë nga një banane e ngjitur pas një muri është shitur për 120,000 dollarë në galerinë e arteve “Art Basel”, në Miami.

Artisti David Datuna ndau në Instagram një video të veprës së tij të quajtur “Artisti i Uritur” në të cilën ai ecën deri te banania, e heq atë nga muri dhe vazhdon të mbushë gojën me të ndërsa ai rrethohet nga një grup vizitorësh të habitur.

“Më pëlqen shumë vepra e artit të Maurizio Cattelan sidomos ideja e ekspozimit të saj.  Është shumë e shijshme”, shkruan Datuna.

Banania në fjalë ishte pjesë e një ekspozite të instaluar artistikisht nga Maurizio Cattelan, një artist italian i njohur kryesisht për krijimin e një tualeti prej floriri 18 karat që u vodh në mënyrë të famshme gjatë një ekspozite në Londër.