Një balene të ngordhur në Indonezi iu gjetën 6 kg  plastike në bark

0
96

Një balenë e ngordhur e gjetur pranë brigjeve të Indonezisë, breg në një kishte gati 6 kg mbeturina plastike në stomak, thanë zyrtarët e parkut.

Balena u gjet afër ishullit Kapota të Indonezisë. Zyrtarët e zonës gjetën qese plastike, shishe, sandale, 115 gota plastike dhe më shumë se një mijë copa të penjve.

“Ndonëse nuk kemi qenë në gjendje që ta përcaktojmë shkaktarin e vdekjes, faktet që po i shohim janë të tmerrshme”, tha një koordinator i ruajtjes së specieve të Indonezisë. Zbulimi i tmerrshëm ndodhi në një zonë të njohur turistike dhe vjen në kohën kur po rriten shqetësimet për ndikimin e ndotjes me plastikë në botën ujore.

Sipas një raporti, 50% e plastikës së ndodhur në oqeane ka prejardhje nga Kina, Indonezia, Filipinet, Tajlanda dhe Vietnami. Raporti sugjeron që zvogëlimi i 65% të plastikës së këtyre vendeve do të sillte një zvogëlim të sasisë botërore për 45%. Sidoqoftë, një hulumtim nga qeveria britanike thotë se sasia e plastikës në oqeane do të trefishohet brenda një dekade, nëse nuk ndërmerret asnjë masë nga shtetet kryesore.

Megjithatë, ekzistojnë shenja të cilat tregojnë marrjen e masave kundër ndotjes me plastikë. Parlamenti Evropian e votoi ndalesën për prodhim të plastikës që është e përdorshme vetëm një herë. Ligji i detyron shtetet e BE-së që t’i riciklojnë 90% të shisheve të plastikës deri në vitin 2025, shkruan “CNN”. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu