NISMA-AKR-PD zyrtarisht në Kuvend

0
82

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1408 vendvotimeve me vendim të PZAP-së.

Klan Kosova merr vesh se pas këtij rinumërimi koalicioni NISMA-AKR-PD përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

NISMA Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive, ndërsa pas rinumërimit e ka rritur në 30 vota mbi prag.

Deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e re pritet të jenë Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi.