Ngrohtë edhe ditët në vijim

0
27

Fushat e presionit të lartë që ndodhen në lindje të rajonit dhe kontinentit, do të kushtëzojnë një mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell, derisa nga Mesdheu vazhdojnë të shtrihen masa të ngrohta ajrore që do të mbajnë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

15.10.2019 – Shumë ngrohtë, kthjellët dhe me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë nga jugu 1-4m/s. Indeksi UV: 4.

16.10.2019 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Erë e lehtë nga jugperëndimi-perëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 4.