Ngjarjet që kanë ndodhur me 2 mars

0
70

1789 – Pensilvania heq masën që ndalonte shfaqjet teatrale. Kolonët e sektit “kuaker” të Pensilvanisë nuk kishin simpati për xhonglerë, aktorë, garues me kuaj, këngëtarë, apo për ndonjë formë arti që ata e lidhin me vesin dhe zvetënimin; mbi të gjitha ata kishin ikur nga Evropa për të shpëtuar nga këto gjëra.

1819 – SHBA miraton ligjin e saj të parë të rëndësishëm mbi imigracionin. Ndër dispozitat kryesore: (1) raportimi sistematik mbi emigrimin në Shtetet e Bashkuara; dhe (2) vendosja e rregullave të veçanta ushqimore për pasagjerët e anijeve që lënë portet amerikane për në Evropë (anijet detyroheshin të pajiseshin me ushqime të mjaftueshme)

1836 – Republika e Teksasit shpall pavarësinë nga Meksika.

1915 – Vladimir Jabotinsky formon një forcë ushtarake hebraike për të luftuar në Palestinë.

1917 – Puerto Riko bëhet territor i SHBA-së; portorikanëve u jepet shtetësia amerikane.

1919 – Kongresi i parë i Internacionales Komuniste hapet në Kremlin. Lenini besonte se e vetmja mënyrë që revolucioni socialist mund të jetë i suksesshëm ishte të ndodhte në të gjithë botën, Me këtë bindje, Lenini thirri Kongresin Ndërkombëtarë Komunist, ku morën pjesë 52 delegatë nga e gjithë bota – 34 delegatë me të drejtë vote, të shoqëruar nga 18 delegatë me të drejtë fjale, por jo vote. Në Kongres morën pjesë edhe përfaqësues nga vende të Ballkanit; Shqipëria ishte i vetmi vend i rajonit pa një parti komuniste.

1923 – Në Nju-Jork botohet numri i parë i revistës Time nga Briton Hadden dhe Henry Luce, duke u bërë revista e parë javore e lajmeve në Shtetet e Bashkuara. Fillimisht u mendua që revista të quhej “Facts”, për të theksuar shkurtësinë, në mënyrë që një njeri i zënë me punë të mund ta lexonte shpejt. Përfundimisht u vendos që revista të quhej Time (Kohë) shoqëruar me sloganin “Take Time—It’s Brief”.

1946 – Ho Shi Min zgjidhet kryeministër dhe president i Vietnamit të Veriut. Nga ky lajm, ndoshta më shumë nga të gjithë, Amerika do të befasohej. 1977 – Aktorja Bette Davis është grua e parë që merr çmim për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit. Mes femrave, nga 25 aktoret më të mire në listë, Bette Davis (1908 – 1989) renditet e dyta, pas Katharine Hepburn (1907 – 2003.

1983 – Kryehen për herë të parë incizimet në disk kompakt (CD) nga firmat Phillips & Sony.

1994 – Miami, Florida, krijohet Bulevardi Latin i Famës; Ylli parë i vendosur në këtë Bulevard është ai me emrin e këngëtares kubano – amerikane Gloria Estefan.

1995 – Anija amerikane e Hapësirës për vajtje ardhje STS – 67 (Endeavour 8), me 7 astronautë në bord, niset për mision. Piloti i saj ishte kolonel-lejtnant Ëilliam G. Gregory, 37 vjeçar, astronaut, biri i një familjeje emigrantësh shqiptarë nga Korça. Qëllimi i misionit ishte për të provuar një sistem për kontrollin e vibracioneve në anijen në orbitë.