Ngjarjet më të rëndësishme të datës 20 shkurt

0
59

1921 – Reza Khan Pahlevi merr kontrollin e Iranit. Ai themeloi një monarki kushtetuese që zgjati deri në vitin 1979 kur u rrëzua nga Revolucioni islamik. Gjatë mbretërimit të tij, Shah Pahlevi kreu shumë reforma shoqërore, ekonomike dhe politike, duke hedhur themelet e shtetit modern iranian. Gjithësesi, kjo trashëgimi mbetet e diskutueshme.

1941 – Nazistët, në Poloninë e pushtuar, ndalojnë hebrenjtë polakë të përdorimin transportin publik.

1960 – Jimi Hendrix, jep koncertin e tij të parë me kitarë. Hendrix është konsideruar si instrumentisti më i madh në historinë e muzikës rok. Koncertin e fundit ai e mbajti në Gjermani më 6 shtator 1970. Më 18 shtator, Jimi Hendriks vdiq nga asfiksimi – ishte 27 vjeç.

1991 – Protestues në Tiranë rrëzojnë shtatoren e diktatorit Enver Hoxha. Ngjarja ndodhi mes një gjendje të tensionuar politike; studentët ishin hedhur në grevë urie (kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti i tyre). Greva u mbështet nga mijëra qytetarë tiranas e nga gjithë vendi. Rrëzimi i simboleve të diktaturës kishte filluar më herët. Në Shkodër, banorët kishin shkatërruar monumentin e Stalinit dhe me veprimet e tyre frymëzuan njerëz në qytete të tjera. Portestat kulmuan më 20 shkurt, kur mijëra studentë e qytetarë të Tiranës u nisën nga “Qyteti Studenti” drejt sheshit “Sheshit Skënderbej”. Pas disa përleshjeve me policinë, protestuesit mbërritën në shesh dhe mes thirrjeve “Poshtë diktatori!”, “E duam Shqipërinë si Evropa!”, rrëzuan shtatoren prej bronxi të diktatorit (vdekur më 1985) pastaj e goditën me shkelma, shanë, qanë, qëlluan, pështynë e etj…mbi të.., e lidhën, e tërhoqën zvarrë, sikur të ishte gjallë, dhe ia ndanë kokën nga trupi. Televizioni shtetëror (i vetmi stacion televiziv i vendit) e paraqiti të plotë rënien e bustit; shqiptarët në mbarë vendin e panë në ekran atë që ndodhi në Tiranë – dhe filluan të besojnë se fundi i diktaturës vërtetë kishte ardhur.

2005 – Spanja bëhet vendi i parë që mban një referendum për ratifikimin e projekt-Kushtetutës së Bashkimit Europian – Kushtetuta u miratua nga spanjollët me një shumicë të mirë votash, por me pjesëmarrje të ulët votuesish.