Ngjarjet më të rëndësishme të datës 13 shkurt

0
106

1886 – Piktori Thomas Eakins jep dorëheqjen nga Akademia e Arteve të Filadelfias, Pensilvani, pas debateve lidhur me përdorimin e meshkujve lakuriq si model në një klasë pikture.

1935 – SHBA – Në Kleveland kryhet operacioni i parë në SHBA për lehtësimin e angina pectoris (bllokim gjoksi për shkak të ishemisë së muskulit të zemrës, si pasojë e bllokimit ose spazmave të arterieve koronare që furnizojnë zemrën me gjak). Termi rrjedh nga latinishtja angina “ngecje”, dhe pectus “gjoks”.

1945 – Avionët aleatë bombardojnë Dresdenin e Gjermanisë, duke shkaktuar vdekjen e 135 mijë njerëzve. Po këtë ditë, trupat sovjetike marrin Budapestin, pas gati 50 ditë luftimesh me forcat naziste -159 mijë njerëz mbetën të vrarë.

1974 – Aleksaner Solzhenicini arrestohet, të nesërmen dëbohet nga Bashkimi Sovjetik për në Frankfurt të Gjermanisë Perëndimore, dhe i hiqet shtetësia sovjetike; KGB-ja i kishte gjetur dorëshkrimin e pjesës së parë të Archipelagut Gulag. Atasheu ushtarak amerikan në Moskë Ëilliam Odom arriti të nxjerrë fshehurazi një pjesë të madhe të dorëshkrimeve të Solzhenitsynit, dhe ky më pas e nderoi rolin e Odomit në librin “Aleatët e padukshme” (1995).

1990 – Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca japin pëlqimin e tyre për ribashkimin e Gjermanisë.

1995 – Vdiq Alberto Burri, mjek, skulptor, piktor i njohur italian. Lindi në Umbria më 1915 (shumë shqiptarë u vendosën në Umbria në shekulli e XV, përfshi familjen Albani, prej së cilës Papa Klementi XI doli).