Ngjarjet më të rëndësishme të datës 12 shkurt

0
53
Hand made earth toy on hands

1850 – Dorëshkrimi origjinal i fjalimit të lamtumirës së presidentit George Washington shitet për 2 mijë e 300 dollarë.

1931 – Radio Vatikani fillon transmetimet e saj. Programi u hap nga shkencëtari i njohur, Guglielmo Markoni, i cili ia dha mikrofonin Papa Pius XI për të përuruar Radio Stacionin e Shtetit-Qytet të Vatikanit. Sot, Radio Vatikani ofron programe në 34 gjuhë (përfshi shqip) në valë të shkurtra, valë të mesme, FM, dhe satelitore. Urdhri Jezuit u ngarkua me menaxhimin e Radio Vatikanit që nga fillimi i saj në vitin 1931.

1949 – Panik në Quito, Ekuador, pasi drama “Lufta e Botës” u luajt në radio.

1949 – Një avion i paidentifikuar bombardon Jeruzalemin.

1950 – Albert Einstein paralajmëron kundër bombës me hidrogjen.

1994 – Piktura “Scream” e Edvard Munch vidhet në Oslo.

2002 – Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçit fillon në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë. Millosheviçi vdiq katër vjet më vonë (2006), para përfundimit të gjyqit.