Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 2 dhjetor

0
68

2 Dhjetor 1823 – Presidenti amerikan shpall “Doktrinën Monroe”

Gjatë fjalimit të tij vjetor në Kongres, presidenti i SHBA, James Monroe, shpall një vision të ri të politikës së jashtme amerikane, e cila njihet si “Doktrina Monroe”. Kjo deoktrinë, ndalonte ndërhyrjen evropiane në hemisferën amerikane, por pohonte gjithashtu neutralitetin e SHBA, në raport me konfliktet e ardhshme evropiane.

Origjina e “Doktrinës Monroe”, rrjedh nga përpjekjet e disa fuqive evropiane për të rivendosur ndikimin e tyre në Amerikë në fillim të viteve 1820. Në Amerikën e Veriut, Rusia kishte tentuar të zgjeronte ndikimin e saj në territorin e Alaskës dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore, teksa qeveria e SHBA-së i druhej një ringjallje të kolonializmit spanjoll.

Edhe Britania e Madhe po kërkonte në mënyrë aktive një rol të madh në të ardhmen politike dhe ekonomike të Amerikës, dhe Sekretari i Shtetit Quincy Adams, kishte frikë për një rol vasal të Shtetet e Bashkuara, në një aleancë të mundshme anglo-amerikane. Shtetet e Bashkuara iu drejtuan “Doktrinës Monroe”, për të mbrojtur rolin gjithnjë e më imperialist në të dyja Amerikat në mesin e shekullit XIX-të, por deri në Luftën Spanjolle-Amerikane të vitit1898, kur Uashingtoni i shpalli luftë një fuqie europiane, për shkak të ndërhyrjes së saj në hemisferën amerikane.

Qasja izolacioniste e “Doktrinës Monroe”, ishte gjithashtu një gur themeli i politikës së jashtme të SHBA-ë në shekullin XIX, dhe u deshën dy luftërat botërore të shekullit të XX-të, për ta nxjerrë Amerikën nga ai pozicion, drejt rolit të saj të ri si një fuqi e madhe globale.

 

2 Dhjetor 1804 – Napoleon Bonaparte kurorëzohet Perandor i Francës

 

Në katedralen Notre Dame në Paris, Papa Piu VII, kurorëzon Napoleon Bonaparte si perandor. I lindur në Korsikë, një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë në histori, i ngjiti shpejt shkallët e karrierës në radhët e Ushtrisë Revolucionare Franceze në fund të viteve 1790. Pasi u bë konsulli i parë në shkurtin e vitit 1800, ai riorganizoi ushtritë e tij dhe mposhti Austrinë.

Në vitin 1802, krijoi Kodin Napoleonik, një sistem të ri të ligjeve franceze, dhe në vitin 1804 themeloi perandorinë franceze. Në vitina 1807, perandoria e Napoleonit shtrihej nga lumi Elba në veri, deri në jugun e Italisë, dhe nga Pirejentë deri në bregdetin dalmat në Kroaci. Në fillim të vitit 1812, Napoleoni filloi të përballet me humbjet e para të rëndësishme të karrierës së tij ushtarake, duke nisur nga fushata katastrofike ushtarake kundër Rusisë, duke humbur Spanjën, dhe u mposhtur përballë një forcë aleate në vitin 1814.

Pasi qëndroi i internuar në ishullin e Elbës për pak muaj, rrikthehet në Francë në fillim të vitit 1815, dhe ngre një ushtri të re të madhe, e cila pati sukses të përkohshëm përpara disfatës së tij përfundimtare në Vaterlo më 18 qershor 1815. Napoleoni internohet sërish, këtë herë në ishullin e Shën Helenës në brigjet e Afrikës, ku jetoi në arrest shtëpiak deri në majin e vitit 1821, kur edhe vdiq në moshën 51-vjeçare nga kanceri në stomak. Edhe pse ka historianë që mbështesin variantin e helmimit me arsenik nga britanikët.

2 Dhjetor 1954 – Joseph Mccarthy ndëshkohet nga Senati për sjellje të pahijshme

Senati i SHBA-së voton me 65 vota pro dhe 22 kundër, për të ndëshkuar në aspektin disiplinor senatorin Joseph R. Mccarthy, për sjellje të pahijshme. Dënimi, lidhej me hetimin e diskutueshëm të komunistëve të dyshuar nga ana e komisionit të drejtuar nga Mccarthy në qeveri, ushtri dhe shoqërinë civile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu