Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur më 14 janar

0
65

1822 – Lufta greke e Pavarësisë : Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane. Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, fliste arvanisht (arbërisht), paraardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme.

1896 – Karlo Ponzi emigron nga Italia në Shtetet e Bashkuara, ku ai organizoi një skemë piramidale, krim financiar që sot mban emrin e tij. Pas kapjes dhe ekstradimit në Itali më 1934, Ponzit iu dha një post i lartë në sektorin financiar italian, të cilin ai e shfrytëzoi duke përvetësuar shuma të mëdha të hollash. Kur u zbulua, Ponzi u arratis në Brazil, ku vdiq në vitin 1949.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Franklin D. Roosevelt dhe Ëinston Churchill fillojnë Konferencën në Casablanca të Marokut, për të diskutuar strategjinë për fazën e ardhshme të luftës. Në këtë zhvillim, Roosevelti bëhet presidenti i parë amerikan që udhëton me aeroplan, kur shkoi nga Miami në Marok për t’u takuar me Çurçhillin.

1973 – Koncerti i Elvis Presleyt Aloha (Përshëndetje) nga Haëaii transmetohet drejtpërdrejtë me satelit, duke vendosur rekord në shikueshmëri të një këngëtari solo në historinë e televizionit.

2000 – Një vendim i gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte, dënon pesë kroatë boshnjakë me deri në 25 vjet burgim për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993.