Ngjarjet e ndodhura me 25 nëntor

0
74

1850- Në Silezi të Polonisë së sotme, lindi Gustav Meyer, gjuhëtar gjerman, pioner i etimologjisë shqipe; studioi filologji; udhëtoi gjerësisht nëpër Ballkan; dha mësim në universitete të ndryshme, Pragë, Leipzig, Graz. Fusha të ekspertizës së tij ishin greqishtja e lashtë the shqipja. Meyer ishte i interesuar edhe për folklorin. Por puna më e rëndësshme është Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipes (1891). Në këtë fjalor, i pari i këtij lloji, Gustav Meyer analizon prejardhjen e 5140 fjalëve shqipe the gjen se vetëm 400 prej tyre lidheshin drejtpërdrejt me indoevropianishten (pesë – penkëe; zjarm – gëhermos; natë – nokët; dhëndër – gemëter; gjarpër – serpo; bjer – bhere; djeg – dhegëho; kam – kapmi; pata (si në ‘pata thënë’)- pot; pjek – pekëo), fjalët e tjerat ishin të huazuara ose me prejardhje të panjohur. Kjo nismë e tij në fushën e etimologjisë së shqipes frymëzon më pas gjuhëtarin danez Holger Pedersen the austriakun Norbert Jokl. Në vitin 1899, Meyer preket nga një sëmundje në tru, shtrohet në një spital në Graz të Austrisë, ku vdes 1 vit më vonë, në moshën 50-vjeçare.

1918 – Vojvodina, dikur territor i perandorisë austro-hungareze, shpall shkëputjen nga Austro-Hungaria për t’u bashkuar me Mbretërinë e Serbisë.

1936 – Në Berlin, Gjermania dhe Japonia nënshkruajnë Paktin e Anti-Kominternit, duke rënë dakord që të konsultohen për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta, në rastin e një sulmi të paprovokuar nga ana e Bashkimi Sovjetik. Ky pakt u përtëri të njëjtën ditë 5 vjet më vonë, ku u përfshinë edhe vende të tjera.

1954 – Vdiq Fabian Barcata, shumë pak njerëz e njohin dhe kanë lexuar rrëfimet e tij. Barcata ishte prift françeskan nga qyteti malor Trentino në Italinë veriore. Lindur më 1868, Barcata shërbeu për rreth 15 vjet si misionar në Shqipëri, zonën e Mirditës. Gjatë punës si famulltar, Barcata shkroi rreth përvojës në fshtatrat e malësisë së Mirditës, la përshtypjet për varfërinë e skajshme, besën, gjakmarrjen, bestytënitë, madje shkroi edhe një roman me titullin Lule, (1924) në gjermanisht. Barcata la gjithashtu disa dorëshkrime me titull “Ditari im shqiptar”, përmbledhur dhe botuar kohët e fundit nga studiuesi Ndue Dedaj. Disa fragmente nga Ditar i Bracatës.

1963 – Presidenti John F. Kennedy përcillet në banesën e fundit, në Varrezat Kombëtare në Arlington, Virxhinia

1999 – Shpallet Dita Botërore për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave për të përkujtuar vrasjen e tre motrave Mirabal për qëndresën e tyre kundër diktaturës së Rafael Trujillos në Republikën Domenikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu