Ngjarjet e ndodhura me 14 nëntor

0
74

14 Nëntor 565 – Vdes perandorin bizantin Justiniani i njohur tradicionalisht si Justiniani i Madh, por edhe Shën Justiniani i Madh nga Kisha Ortodokse, ai ishte perandori i Bizantintit në vitet 527-565. Gjatë mbretërimit të tij, Justiniani kërkoi të ringjallë madhështinë e perandorisë dhe të rikuperonte gjysmën e humbur perëndimore të Perandorisë së vjetër Romake. Sundimi i tij, shënon një epokë të dallueshme në historinë e perandorisë së vonë romake, dhe mbretërimi i tij u karakterizua nga ripërtëritje ambicioze perandorake, por vetëm pjesërisht i realizuar.

Gjenerali i tij me origjinë ilire Belisari, pushtoi shpejt mbretërinë Vandale në Afrikën e Veriut.

Më pas, Belisari, Narsesi dhe gjeneralët e tjerë e pushtuan edhe mbretërinë Ostrogote, duke rimarrë Dalmacinë, Siçilinë, Italinë dhe Romën, pas më shumë se gjysmë shekulli të sundimit Ostrogot. Prefekti Liberius, rimori kontrollin e jugut të gadishullit Iberik, duke krijuar provincën e Spanjës.

Këto fushata, rivendosën kontrollin romak mbi Mesdheun perëndimor, duke rritur të ardhurat vjetore të Perandorisë. Një aspekt akoma më i rëndësishëm i trashëgimisë së tij ishte rishkrimi uniform i Ligjit Romak, Korpusi i Ligjeve Civile, i cili është ende bazë e të drejtës civile në shumë shtete moderne.

Mbretërimi i tij shënoi gjithashtu një lulëzim të kulturës bizantine, dhe programi i tij i ndërtimeve la pas kryevepra të tilla si kisha e Shën Sofisë në Stambollin e Sotëm. Një shpërthim shkatërrues i Murtajës bubonike në fillim të viteve 540, shënoi fundin e asaj epoke të shkëlqyer.

14 Nëntor 1951 – SHBA i jep ndihmë ushtarake dhe ekonomike Jugosllavisë komuniste

Në një kthesë të habitshme të ngjarjeve, presidenti amerikan Harry Truman i kërkon Kongresit ndihmë ushtarake dhe ekonomike amerikane për Jugosllavisë komuniste. Ky akt ishte pjesë e politikës së SHBA-së, për të nxitur një çarje edhe më të thellë mes Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia u vu nën kontrollin e plotë të komunistëve të drejtuar nga Josip Broz Tito. Shtetet e Bashkuara, e mbështetën gjatë luftës kur luftoi kundër pushtimit nazist. Në periudhën e pasluftës, teksa nisën armiqësitë e Luftës së Ftohtë, politika amerikane ndaj Jugosllavisë u ngurtësua. Tito u konsiderua thjesht si vegla e rradhës e ekspasionit zgjerimit sovjetik në Evropën Lindore dhe atë Jugore.

Megjithatë, në vitin 1948, Tito prishi çdo marrëdhënie me Stalinin, megjithëse vazhdoi të shpallte besnikërinë e tij ndaj ideologjisë komuniste. Tani e tutje, deklaroi ai, Jugosllavia do të përcaktonte dhe drejtonte politikat e saj të brendshme dhe të jashtme pa ndërhyrjen e Moskës. Zyrtarët e SHBA-së, nuk humbën kohë dhe filluan të afrohen me Beogradin.

Ndonëse Tito ishte komunist, ai ishte të paktën një komunist i pavarur, dhe që mund të qe një aleat i dobishëm i amerikanëve në Evropë. Për të favorizuar udhëheqësin jugosllav, Shtetet e Bashkuara mbështetën përpjekjet e Jugosllavisë në vitin 1949, për të fituar një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 1951, Truman i kërkoi Kongresit të siguronte ndihma për ekonominë dhe ushtrinë e Jugosllavisë. Kjo ndihmë u dha. Tito dha një mbështetje të heshtur për pushtimin sovjetik të Hungarisë në vitin 1956, ndërsa kritikoi ashpër ndërhyrjen ruse në Çekosllovaki në vitin 1968. Uashingtoni shprehte admirim për pavarësinë e liderit komunist.

14 Nëntor 1851 – Botohet për herë të parë në Nju Jork romani “Moby-Dick” i Herman Melville

Herman Melville u lind në Nju Jork. Në fëmijëri u sëmur rëndë nga ethet që i dobësuan shikimin. Në moshën 19 vjeçare, ai fillon punë si marinar në një anije që shkonte në Liverpul. Më vonë lundroi në Detrat e Jugut mbi një peshkareshë që gjuante balena, e cila u ankorua në Polinezi. Melville mori pjesë në një kryengritje, u burgos në Tahiti, u arratis prej andej, dhe u end përreth ishujve të Detrave të Jugut gjatë viteve 1841- 1844.

Në 1846, ai boton romanin e tij të parë “Typee”, bazuar në aventurat e tij polineziane. Libri i tij i dytë “Omoo” (1847), trajtonte gjithashtu ngjarje nga Detrat e Jugut. Të dy romanet u bënë të njohura, edhe pse i treti i tij, Mardi (1849), më eksperimental në natyrë, nuk arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut. Melville bleu një fermë pranë shtëpisë së Nathaniel Haëthorne, dhe të dy u bënë miq të ngushtë, edhe pse më vonë u distancuan nga njëri-tjetri.

Melville shkroi për revista të ndryshme, dhe vazhdoi të botonte romane. Kryevepra e tij “Moby Dick”, u prit në fillim ftohtë, për tu vlerësuar vetëm në fillimin e shekullit XX-të, por tregimet e tij të shkurtra u vlerësuan shumë. Në 1866, Melville u emërua si inspektor doganor në Nju Jork, çka i solli të ardhura të qëndrueshme. Ai vazhdoi të shkruante deri në vdekjen e tij më 1891.

14 Nëntor 1775 – Përmbytje të mëdha, shkatërrojnë krahinat bregdetare holandeze.

14 Nëntor 1889 – E frymëzuar nga romani i Jules Verne, gazetarja Nellie Bly, fillon një përpjekje të suksesshme për të udhëtuar nëpër botë në më pak se 80 ditë. Ajo e përfundoi udhëtimin në 72 ditë.

14 Nëntor 1939 – Një zjarri i madh në një rafineri nafte në Venezuelë, shkakton vdekjen e 500 njerëzve dhe shkatërron qytezën e Lagunilas.

14 Nëntor 1940 – Avionët gjermanë bombardojnë rëndë qytetin e Konventrit në Angli, duke e rrënuar thuajse tërësisht atë, dhe shkaktuar mijëra të vdekur.

14 Nëntor 1973 – Fillon rebelimi i studentëve të Universitetit Politeknikë të Athinës, një demonstrim masiv i refuzimit popullor të juntës ushtarake greke, që sundoi Greqinë gjatë viteve 1967-1974.

14 Nëntor 1975 – Me nënshkrimin e Marrëveshjeve të Madridit me Marokun, Spanja braktis Saharanë Perëndimore.

14 Nëntor 1979 – Presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter, nxjerr një urdhër ekzekutiv, duke ngrirë të gjitha asetet financiare iraniane në Shtetet e Bashkuara, në përgjigje të pengmarrjes së stafit të ambasadës amerikane në Teheran.

14 Nëntor 1990 – Pas ribashkimit të Gjermanisë, Republika Federale dhe Polonia nënshkruajnë një traktat që konfirmon vijën ndarëse të lumit Oder-Neisse, si kufi midis dy vendeve.

14 Nëntor 2001 – Luftëtarët e Aleancës Veriore të Afganistanit, marrin nën kontroll kryeqytetin Kabul.

14 Nëntor 2012 – Shkencëtarët zbulojnë planetin më të afërt me Tokën, i njohur si CFBDSIR 2149-0403. Planeti është rreth 100 vjet dritë larg./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu