Nga sot, transporti publik në Prishtinë është falas për fëmijët me nevoja të veçanta

0
125

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nga sot fëmijët me aftësi të kufizuara do ta kenë transportin publik pa pagesë.

Ai, këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në facebook, ku ka shkruar se  Integrimi dhe largimi i barierave janë domosdoshmëri në shoqërinë tonë.

Postimi i plote:

Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transportin për fëmijët me nevoja të veçanta për në shkollë dhe anasjelltas. Integrimi dhe largimi i barierave janë domosdoshmëri në shoqërinë tonë.