Nga sot më ftohtë

0
34

Ditëve të para të javës së parë të muajit prill vendi ynë ishte nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe fushave anticiklonike, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Sot, e mërkurë, një front i ftohtë do të kalojë në lindje të rajonit, që mund të sjellë mundësi për reshje lokale shiu, vende-vende edhe për bubullimë.

Në pjesën e dytë të javës një ciklon nga Atlantiku do të depërtojë deri mbi Itali, e që pritet të favorizoj mot më të freskët, me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Cilësia e ajrit do të luhatet kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, e orëve të mbrëmjes mbetet mundësia që kohëpaskohe të kalojë në vlera të pashëndetshme.

Sot dhe të enjten, kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë. Ditën e enjte, vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Të premten më freskët, kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit në fillim të javës do të mbeten mbi vlera mesatare, e nga dita e mërkurë gradualisht do të zbresin. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet do të arrijnë deri në 20C, ditën e hënë, e më pas do të zbresin në 16C, e ditën e premte edhe deri në 13C.

Të hënën do të fryj erë mesatare nga verilindja 3-8m/s, e më pas kryesisht nga krahu jugor 1-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres rreth vlerave normale, e në pjesën e dytë të javës edhe nën këto vlera.