Nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë 14 komuna

0
321

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë 14 komuna:

Zveçani, Mitrovica  e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna:

Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Në zonën e gjelbër  janë 11 komuna:

Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

  • Mitrovica e Veriut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Mitrovica e Jugut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Leposaviqi nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Gjilani nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Gjakova nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
  • Kamenica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
  • Zubin Potoku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
  • Kllokoti nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
  • Shtime nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Istog nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Rahoveci nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Prizreni nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Novobërda nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Suhareka nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
  • Kaçaniku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë

Vendimet për Komunat:

Komuna e Mitrovicës së Veriut

Komuna e Mitrovicës së Jugut

Komuna e Leposaviq

Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjakovës

Komuna e Kamenicës

Komuna e Zubin Potokut

Komuna e Kilokotit

Komuna e Shtimes

Komuna e Istogut

Komuna e Deçanit

Komuna e Rahovecit

Komuna e Prizrenit

Komuna e Novobërdës

Komuna e Suharekës

Komuna e Kaçanikut