Nga nesër deri të shtunën vranët dhe me borë

Në vendin tonë sot do të jetë kryesisht vranët dhe më ftohtë. Në mëngjes parashihen reshje bore, e në vise më të ulëta shi.

Prishina Weather njofton se ditën do të ketë reshje lokale shiu dhe bore, e pasdite reshjet pritet të pushojnë.

Për nesër, parashihet mot i ftohtë.

Do të jetë kryesisht vranët dhe me reshje bore. Pasdite dhe në mbrëmje reshje pritet të jenë më intenzive.

E të shtunën dhe të dielën do tëjetë ftohtë. /OxygenPress.info