Nga Klinika Infektive: Aty po ndodhke lufta e vërtetë

0
321
Nga Bardha Tahiri

Aty realitetin që ndodh brenda, nga jashtë nuk e njohim, nuk e dijmë.
Aty ishte botë tjetër.
Aty ora po e ndryshojke ritmin.
Aty po ndodhke lufta e vërtetë.
Aty shërbimi mjekësor nga i gjithë stafi ofrohet me shpirt e krejt energjinë e trupit.
Aty profesionalizmi po merrke përmasa përtej punës, përtej obligimeve.
Aty mbështetja psikologjike nga stafi ishte ilaq që nuk kishte zëvendësim.
Doktoresha e doktora, infermiere e infermier, edhe gjithë stafi tjetër i repartit C të Infektivës, jeni të mrekullueshëm!!!
Mbrapa atyre maskava dy-tri shtresore, ndoshta fytyrat nuk kam me ju njoftë, mirëpo zanin edhe sytë e juaj nuk kam me i harru kurrë!
Ju jam falemnderuese pëgjithmonë e përjetë!
Arita

e

Krenar

, jeni bekimi i jetës tem! Pa juve nuk ia kisha dal kurrë! Ju paqa përjetë!

Nita Ymeraga, doktoreshë, ti që në sytë e mi, mangu i ke pas vetëm krahët e engjullit! Falemnderit për kujdesin edhe në netët pa gjumë!
Burbuqe

, shoqja jeme e kësaj lufte, për jetë kanë me më mbet në kujtesë fjalët dhe kurajo që ma ke jap. Falemnderit shumë!

Samire

, e di që je kon tepër afër meje me lutje, atëherë kur une veç nuk kom pas ma fuqi.

E mbi krejt, një lomsh i vogël 7 mujsh, plotë dashni e jetë brenda meje, ma kujtojke me lëvizjet e saj se jeta duhet me vazhdu, se për jetë ia vlen të luftohet.
E në krejt këtë përjetim, është fat i madh me pas njerëz që të dojnë, të japin dashni e fuqi me e kalu gjithë këtë luftë.
Ju falemnderit të gjithëve!
❤️
Nita Ymeraga
Burbuqe Axhanela
Albina Ponosheci
@Izet Sadiku
Shqiptar Demaci
@Njomza Geca
@Shemsedin Dreshaj
@Jehona Krasniqi
@Blerta Haraqia Polloshka
@Fjorda Berisha
@Voltan Shukriu
@Lindita Ajazaj Berisha
@Vera Berisha Nrecaj
dhe të gjithë stafit të infermierisë!