Nga festival i bujqësisë u kthye në Halloween

0
123

Halloween-i ka nisur si një festival bujqësie në kulturën kelte ose ndryshe i njohur me emrin Samhain në Irlandë.

Data 31 Tetor shënonte të korrat e fundit dhe fillimin e dimrit. Ndërsa drithërat “vdisnin”, fermerët besonin se ishte një ditë kur shpirtrat mund të dilnin nga varret e tyre, dhe për pasojë ata maskoheshin në mënyrë që të trembin këta shpirtra.

Në shekullin e 8, kristianët vendosën ta ndryshonin këtë festë pagane.

Papa George III, e shpalli datën 1 nëntor si dita e të gjithë shenjtorëve. Nata përpara kësaj u quajt në vigjilie të shenjtëve.

Gjatë periudhës mesjetare, fëmijët dhe njerëzit e varfër do të praktikonin bamirësinë, ku ata shkonin derë më derë duke kërkuar donacione ose ushqim në këmbim të lutjeve për nderimin e personit që iu përgjigj derës.

Traditat moderne të Halloween-it erdhën fillimisht në Amerikë në shekullin e 19, gjatë fluksit të emigrantëve irlandezë. Praktika e gdhendjes dhe dekorimit të kungujve është një zakon irlandez që nderon shpirtrat të mbërthyer në purgator.

Si nisi tradita e kungujve?

Besohet se shpirti i Stingy Jack erdhi rreth e përqark tokës pasi nuk ju lejua hyrja as në ferr dhe as në parajsë. Besohet se ai gjeti një kungull, dhe prej tij krijoi një flakë për të ndriçuar rrugën ku kalonte. Kështu gjatë Halloween-it njerëzit përdorin kungujt si dekorim.

Sot, Halloween është kthyer në një festë kombëtare. Rreth 200 milionë amerikanë planifikojnë të marrin pjesë në festimet në 2018, sipas Federatës Kombëtare të Pakicave.

Në të gjithë botën njerëzit tashmë organizojnë festa me kostume ndërsa fëmijët trokasin derë më derë për të kërkuar ëmbëlsira.

Edhe në Kosovë, Halloween-i ka filluar të festohet shumë të paktën këto 5 vitet e fundit, ku shumë fëmijë edhe në vendin vishen dhe përdorin mjete të frikshme si pjesë e lojës së festës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu