Nga e hëna edhe 25 mijë shërbyes civilë në grevë

0
40

25 mijë shërbyesit civil në Kosovë, paralajmërojnë se nga e hëna do të hyjnë në grevë. Ata vlerësojnë se nuk janë trajtuar si duhet në ligjin për pagat  dhe kërkojnë nivelizim të tyre.

Pas sistemit arsimor dhe atij shëndetësor, grevës pritet t’i bashkëngjiten edhe 25 mijë shërbyesit civil dhe të administratës publike të Kosovës.

Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civil tha se nëse deri të hënën nuk u dërgohet ndonjë vendim i shkruar për plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria, do të hyjnë në grevë.

“Të gjitha komunat janë kategorike që do të hyjmë në grevë. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona për nivelim të pagave, atëherë ne detyrohemi të futemi në grevë. Ne si sindikata nuk mund t’i ndalim”, deklaroi Mursel Zymberi.

Grevës do t’i bashkohen edhe punonjësit e administratës publike, bëri të ditur kryetari i Sindikatës, Ndue Kalaj. Përpos nivelizimit të pagave, ata kërkojnë t’u njihet edhe stazhi i punës.

“Sinqerisht aq shumë jemi injorua, që po e shohim që e vetmja mënyrë për të arritur kërkesat, ashtu si po bëjnë edhe kategoritë tjera janë grevat. Edhe pse ne nuk i preferojmë këto masa”, deklaroi Ndue Kalaj.

Derisa janë shtuar pakënaqësitë sociale në Kosovë, qeveria paralajmëron se projektligji i ri për pagat do të votohet në Kuvend gjatë javës së ardhshme./Telegrafi/OxygenPress.info