Nga e diela më ftohtë dhe thatë

0
76
Vendi ynë do të vijoj të mbetet nën dominim të fushave anticiklonike që mbeten mbi rajon dhe Mesdhe, si dhe masave të ngrohta ajrore që shtrihen mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian. Si rrjedhojë do të mbetet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull apo mjegullinë.

Në fundjavë pjesë të një sistemi të shpartalluar frontal nga Europa veriore do të depërtojnë edhe nga rajoni ynë që sjellin vransira, e në të njëjtën kohë edhe masa më të ftohta ajrore të cilat zbresin temperaturat nga dita e diel. Të shtunën vonë gjatë natës mund të ketë riga lokale shiu. E në fillim të javës së parë të marsit do të mbajë mot më i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu, e në zona malore ndoshta mundësi për reshje të pakta bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe gjatë kësaj periudhe, shkaku i motit stabil dhe pa qarkullim të mirë ajror. E në përkeqësim të cilësisë së ajrit do të ndikoj edhe rritja e koncentrimit të pluhurit saharian, që do të jetë prezent gjatë këtyre ditëve. Megjithatë nga fundjava po parashihet të kemi erëra, të cilat do të ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve ajror e cilësia e ajrit do të përmirësohet, ku do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.
27.02 – Pas mëngjesit me kthjellime dhe mjegull në ultësira, ditën mbetet mot i butë, me shtim të vransirave orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Më vonë gjatë natës me mundësi për riga lokale shiu.
28.02 – Më ftohtë, pa të reshura, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
1.03 – Pas mëngjesit me ngrica të lehta, ditën ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu, e në vise më të larta malore reshje të pakta bore.
Temperaturat mbeten të larta deri në fundjavë, e nga dita e diel pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 2C, e ditën e hënë zbresin edhe në -2C, e maksimalet luhaten nga 16C deri 18C, e prej ditës së diel zbresin në 8C dhe 7C.
Era do të fryj drejtimesh të ndryshme e lehtë 1-4m/s, e në fundjavë mesatare nga verilindja 5-11m/s.
Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale dhe do të luhatet mbi ato vlera.