Nga e diela kthjellime, mëngjeset me ngrica

0
60

Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën dominimin e fushave të presionit të lartë, që pasditen e së enjtes kushtëzojnë mot kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit mundësi për mjegull nëpër ultësira. Ditën e premte afrimi i një sistemi frontal, sjell shtim të vransirave, e orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, me mundësi për riga lokale shiu, e zonave malore edhe për borë. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.
Nga dita e diel fusha të presionit të lartë do të fuqizohen mbi rajon, që do të favorizojnë mot të qëndrueshëm e me kthjellime. Orëve të mëngjesit me ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull.
Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e sotme zbriti në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, mirëpo në ditët në vijim shfaqet një tendencë e rritjes së ndotësve ajror, ndaj edhe indeksi do të kaloj në vlera mesatare dhe të dobëta, vende-vende edhe shumë të dobëta. Ditën e shtunë me kalimin e sistemit frontal dhe qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet, ndotësit do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit zbret edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.
19.11 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/vransira të ulëta. Ditën vransirat do të shpërndahen. Në mbrëmje me kthjellime.
20.11 – Orëve të mëngjesit ultësirave mundësi për mjegull, vende-vende me ngrica të lehta. Ditën vransirat do të shtohen. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu, e vende-vende në zona malore edhe për borë.
21.11 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell përgjatë ditës. Temperaturat gjatë ditës në rënie.
22.11 – Në mëngjes ftohtë, pjesërisht vranët. Ditën kryesisht me diell.
23.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave me mjegull. Ditën mjegulla pritet të shpërndahet, e do të ketë intervale me diell. Në vise malore kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies. Minimalet nga 2C zbresin në -2C, ditën e diel, e të hënën edhe në -4C. Maksimalet nga 10C zbresin në 5C ditëve të fundjavës.
Të enjten do të fryj erë e lehtë nga verilindja 2-4m/s, e nga dita e premte edhe mesatare nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, të premten në rënie, e në fundjavë shënon rritje lart mbi vlera normale.