Nga dita e diel priten reshje të dobëta shiu., borë vetëm në vise malore

0
116

Pas dominimit të fushave të presionit të lartë gjatë këtyre javëve të para të janarit, nga fundjava, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të fillojnë të shtrihen edhe nga rajoni ynë. Nga pasdita e së dielës dhe të hënën kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu. Ditën e martë dhe mërkurë vende-vende me mundësi për riga lokale. Vetëm në vise malore mbi 1500m do të ketë reshje bore.
Në aspektin termik mbi vendin tonë do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që do të rrisin gradualisht temperaturat mbi vlera normale në të dy ekstremet.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

25.01 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta vende-vende mundësi për mjegull/mjegullinë. Pasdite dhe në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.
26.01 – Kryesisht me vransira dhe më butë. Në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu.
27.01 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
28.01-29.01 – Të martën kryesisht me vransira, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Të mërkurën vransira dhe intervale me diell. Paradite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje graduale mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri +3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 10C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 1-5m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres në vlera normale.