Nga çka u ndikua rënia ekonomike në Kosovë?

0
137

Nga Demush Shasha, Instituti EPIK

Ekonomitë e gjithë rajoni janë goditur rëndë nga pandemia. Ngadalësimi ekonomik në 🇦🇱 është ndikuar nga rënia e turizmit, rënia e eksporteve (kryesisht në Itali) dhe rënia e remitancave.

Në 🇧🇦 ngadalësimi ekonomik është ndikuar nga rënia e sektorit të prodhimtarisë, rënia e turizmit dhe rënia e remitancave. Në 🇽🇰, rënia ekonomike është ndikuar nga rënia e investimeve, rënia e eksportit të shërbimeve dhe ngadalësimi i sektorit të ndërtimtarisë.

Në 🇲🇪 ngadalësimi ekonomik është ndikuar kryesisht nga rënia e turizmit. Në 🇲🇰 sektorët që janë goditur më së rëndi janë industria, transporti, tregtia dhe turizmi. Po ashtu, remitancat kanë rënë për 30%. Në 🇷🇸 është shënuar rënia e investimeve të huaja dhe remitancave.

Kjo është pse me qëllim të përkrahjes afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike, 🇪🇺 do të publikoj pas pak ditëve Planin Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimor.