Nga 1 maji do dënohen të gjithë ata që shpërndajnë fletushka

0
114

Komuna e Prishtinës njofton të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, se hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet dënimi prej 90.00 Euro.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna.

Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë. /Oxygenpress.info