Nga 1 korriku fillojnë reduktimet e ujit në Prishtinë dhe komunat përreth

0
122

“Reduktimet e ujit do të fillojnë shumë shpejt, me qëllim që të ruajmë rezervat e pakta në akumulime. Reduktimet do të fillojnë në masë më të madhe nga 01.07.2020, por prapëseprapë do të jenë në orar të natës, atëherë kur kërkesa për ujë është minimale dhe nevojat po ashtu janë më të vogla”- pjesë e shkëputur nga intervista e UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU ” Prishtina” , Sokol Xhafa .

Xhafa u bën apel të gjithë përdoruesve të ujit të pijshëm për shpenzim sa më racional.

Bashkërisht për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore.