Netanyahu i shkruan letër Kurtit: Të pres për ta inauguruar Ambasadën në Jerusalem

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrat e urimit që i ka marrë kreu i kësaj partie, Albin Kurti, nga udhëheqës ndërkombëtar pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në mesin e letrave të publikuara është edhe ajo e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili tri ditë pas zgjedhjeve uron Kurtin për fitoren e shënuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.

Netanyahu në letër flet edhe për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes dyja vendeve, duke thënë se e ka mirëpritur këtë marrëveshje dhe se shpreson për një etapë të re të zhvillimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit.

Kryeministri izraelit ndër të tjera përmend edhe vendimin e Kosovës që Ambasadën e saj ta vendosë në Jerusalem, derisa shton se pret që ta ftojë Kurtin në inaugurimin e Ambasadës.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyahu.