Nesër zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog

0
154

Nesër me datë 02 dhjetor për nder të datëlindjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, do të bëhet zbulimi i shtatores në Istog.

Ceremonia e zbulimit do të bëhet në ora 12:00.

Në ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.

Shtatoret e presidentit historik Ibrahim Rugova, janë të vendosura edhe në Prishtinë dhe Drelaj të Rugovës.