“Nesër prap do e thuani, pse dhe sot më është bërë vonë”

0
86

Nga Lule Alidema

FILLO QË SOT

Dje ishte dhe shkoi
Të nesërmen nuk mund t’a dijmë
Sot është pikërisht dita
Që synimet t’i arrijmë.

Fillo që nga ky moment
Pikërisht tash je në kohë
Fillo që nga sot
Që nesër mos t’bëhet vonë.

Kape momentin me dorë
Realizo portencialet që ke
Mos u deshpro nga e djeshmja
Sepse ajo iku, ajo ishte dje.

Poqëse nuk fillove
Dhe sot si dje të shkon
Nesër prap do e thuani
Pse dhe sot më është bërë vonë.