Për të jetuar në një ambient të pastër nevojitet kontributi i secilit qytetar, përveç detyrës që duhet të kryejnë institucionet përgjegjëse.
Në Kosovë, më 15 shtator ka filluar aksioni për pastrimin e Kosovës që do të zgjasë 3 muaj.
Qeveria e Kosovës, organizata jo-qeveritare, institucionet komunale bashkë me qytetarë po zhvillojnë aktivitete pastrimi në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.
Një e tillë organizohet nesër në rrugën “Muharrem Fejza” në Mat të Prishtinës.
Vullnetarët e pastrimit të Kosovës nesër prej orës 10:00 do të pastrojnë këtë lagje.
“Let’s Do It Kosova”, përmes një njoftimi për media ka ftuar banorët e lagjes që t’i bashkohen aksionit.
Kujtojmë se aksioni për pastrimin e Kosovës, për të cilin është krijuar edhe një Task Forcë, përfundon me 15 dhjetor të këtij viti./OxygenPress.info