NESËR nuk e di a do të vijë…e DJE nuk ekziston!

0
196

Shkrim nga Arjeta Spahiu:

Si coach i kam disa pyetje gjenerale për klientë, pavarsisht a janë duke kërkuar punë që paguan 5000 euro në muaj, kërkojnë të jenë të kënaqur me pamjen e tyre fizike, të jenë lider inspirues, apo kërkojnë të gjejnë pasionin që u jep kahje jetës së tyre.

Nëse je në luftë me veten, asnjë “sukses” i dëshiruar nuk do të sjellë paqe. Shumicën e rasteve gjatë sesioneve e kuptojmë bashkë me klientin se “pakënaqësinë” e kanë totalisht nga diçka tjetër se sa nga ajo që kanë menduar se e kanë. Zakonisht duke “gërmuar” më thellë zbulojmë së bashku se ajo që ndoshta dikur kishte rëndësi për ta, nuk është më me rëndësi, ose e vërteta e dëshirës së tyre është kamufluar me diçka tjetër – pra nuk e trajtojmë “maskën” por gërmojmë më thellë për të gjetur shkaktarin që i ka krijuar “maskat”.

Ajo që më intereson si coach është se:

-Sa i butë apo i rreptë je me veten kur bën gabime;

-Sa i sigurt je në trupin tënd pavarsisht “premisave të akceptuara shoqërore të bukurisë”;

-Sa di ta kontrolloshë veten veçanërisht kur has në emocione të forta;

-Sa e vlerëson jetën e shëndetin që ke, karshi çantave LV e orave Rolex;

-Si e kultivon forcën dhe guximin për të qëndruar në autenticitetin tënd, karshi kopjimeve;

-A i di pikat e tua të forta dhe ato të dobëta? Sa i shfrytëzon në të mirën tënde?

POR mbi të gjitha më intereson të dij: A jeton në të kaluarën, të tashmen apo të ardhmen?

Nëse jeton në të KALUARËN do të jeshë i pakënaqur, pavarsisht asaj nëse mendon se të tjerët të kanë bërë dëm apo ndjehesh me faj se ke bërë vet ndonjë gabim (SKA gabime, ka vetëm mësime!).

Nëse jeton në të ARDHMEN, do të vraposh gjithmonë pas vegimit që nuk arrihet.

Krejt çka ke është SOT!

Jeto me filozofinë e të sotmes:

SOT merr vendime!

SOT bëj ndryshime!

SOT krijo!

SOT jeto!

SOT puno!

SOT fal!

NESËR nuk e di a do të vijë…e DJE nuk ekziston!