Nesër kryendeshja e stinorit

0
41

Me fillim në orën 13:30, nesër në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, zhvillohet kryendeshja e stinorit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.

Në fakt bëhet fjalë për ndeshje të mbetur nga java e 10-të, por e cila mund të jetë përcaktuese për pozitën e parë, së paku për pjesën vjeshtore të garave, deri në fund të së cilës kanë mbetur edhe tri javë.

Para përballjes së nesërme, Feronikeli e kryeson renditjen me 32 pikë, dy më tepër se Prishtina që renditet në pozitën e dytë. Prandaj, në rast fitoreje, skuadra nga Drenasi do të shkëputej në 5 pikë dhe vështirë se dikush do të mund t’ia rrezikonte epitetin e liderit para pushimit dimëror.

Sidoqoftë, të dyja palët janë formë shumë të mirë dhe është vështirë të parashikohet fituesi.

Po nesër zhvillohet edhe ndeshja KEK-u – Ferizaj, dy skuadrat e fundit në tabelë, që po ashtu është e mbetur nga java e 10-të.

Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 13:30. /Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu