Nesër do të bllokohen për trafik segmente rrugore në Prishtinë për shkak të punimeve

0
80

Nga Komuna e Prishtinës

Për shkak të punimeve të asfaltimit, nesër, e Shtunë, 29 Gusht prej orës 08:00 – 15:00, një segment i rrugës “Agim Ramadani”, prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhekryqi i rruges “Eqrem Qabej” do të jetë e mbyllur për trafik.

Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative.

Ju falemnderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

#prishtina💙