Nesër ditë me reshje shiu, që më pas do të përzien edhe me borë

0
35

Një ciklon i fuqishëm dytësor që është formuar mbi Itali po kalon mbi rajonin tonë.

Ditën e premte një tjetër ciklon do të kaloj në veri të rajonit, e mbi vendin tonë kalimi i një fronti të ftohtë sjellë sërish reshje shiu dhe bore. Në vise kodrinoro-malore reshjet kryesisht do të jenë të dëborës.
Në fundjavë do të ketë kthjellime, ndërsa temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare.
Depërtimi i cikloneve të njëpasnjëshme do të sjellë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, me vlera që do të zbresin edhe në të mira.

27.02 – Më ftohtë dhe me erë. Kryesisht me vransira dhe me reshje shiu e bore, në vise malore vetëm borë. Në mbrëmje era do të pushojë, e priten kthjellime.
28.02 – Kryesisht me vransira. Ditën reshje shiu, që më pas do të përzien edhe me borë. Në mbrëmje kthjellime.
29.02-1.03 – Të shtunën kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Ditën e diel mot i butë, pjesërisht i vranët, e gjatë ditës kryesisht me vransira.
2.03 – Butë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, e maksimalet do të pësojnë rënie në 5C deri 6C. Në fundjavë temperaturat maksimale sërish do të shënojnë rritje të ndjeshme në 10C deri 15C.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 10-20m/s, e në disa pjesë të vendit edhe mbi 25m/s (90km/h).
Shtypja atmosferike pas rënies që ka shënuar nën vlera normale, do të shënojë rritje.