Nëse vazhdimisht nuk e ekspozoj fëmijën tim në rrjete sociale, nuk do të thotë se nuk e dua!

0
101

Nga Edina Mici Ademi

Nëse vazhdimisht nuk e ekspozoj fëmijun tim në rrjetet sociale, nuk do të thotë se më pak e dua! Thjesht kam arsyet dhe principet e mia dhe nuk udhëhiqem nga veprimet e shumicës, por e shfaq kur dua unë dhe e shof të arsyeshme. Poashtu jam idhtare e asaj që fëmiju duhet të pranohet prej Zotit si një amanet ku më pas do të japim përgjegjësi për të njejtin, dhe jo si marionetë për të plotësuar dëshirat tona dhe “trendet” që çdo ditë e më shumë po shtohen duke filluar që nga ekspozimi i testit të shtatzanisë dhe eho fotografive, me lindjen e fëmijës festa të ndryshme për çdo zhvillim të tij çfardo qoftë ai, e gjithë kjo e krijuar si defokusim dhe kurth për të harruar qëllimin kryesor që fëmijët janë amanet hyjnor dhe prindërit nuk do të përgjigjen se pse fëmijut tënd nuk i mundësove veshje firmato, nuk i krijove albume fotografish, nuk ia plotësove çdo dëshirë, por sa e njohu Zotin e vet, sa e mësove t’i zbatoj urdhërat dhe ndalesat në fe e çfarë vepra la pas!
Nuk më takon t’ia imponoj mendimin tim askujt, por edhe nuk lejoj të më imponohet ☺

P.s. dyshoj në dashurinë e prindërve të mi 😄