“Nëse më fton Prekazi te Kosova U21, jam gati!”

0
55

Ylli i skuadrës së Trepça ’89, Lassine Traore, padyshim se do të ketë një të ardhme të ndritur.

Paraqitjet e mira të futbollistit nga Mali kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të insteresohen për shërbimet e tij.

Fenerbahche, Trabzonspor, Dinamo Zagreb, Hajduk Split, Boavista dhe Standard Liege, janë vetëm disa nga shumë skuadrat që dëshirojnë ta kenë në radhët e veta super futbollistin e Trepçës ’89.

Traore së fundmi në një prononcim për BlicMedia, ka folur për dëshirën e tij të madhe që ti bashkohet Kombëtares së Kosovës U21.

“Do të jem i gatshëm dhe i lumtur të barti fanelën e Kombëtares së Kosovës nëse marr ftesë nga Selektori, Rafet Prekazi”, ka thënë fillimisht Traore.

“Unë jam pjesë e Superligës, dhe do të doja të pranoj një ftesë të cilës do ti përgjigjesha me kënaqësi dhe me zemër”, ka deklaruar super futbollisti 19- vjeçar, Lassine Traore.

Mbetët të shihet nëse dëshira e madhe e Traore do të shëndërrohet në realitet dhe a do të ftohet nga Rafet Prekazi dhe FFK, në Kombëtaren e Kosovës.