Nëse fotografia nuk është e mirë, atëherë nuk ke qenë afër sa duhet me objektivin

0
150

“Nëse fotografia nuk është e mirë, atëherë nuk ke qenë afër sa duhet me objektivin”, është kjo këshilla që Robert Capa, babai i fotografisë së luftës jepte për kolegët e tij, pas një jete të kaluar në të gjitha luftërat, që nga ajo e Spanjës e deri në Indokinë në vitin ’50, ku dhe humbi jetën.

Në vitin 1944 zbret me të parën valë të ushtarëve amerikanë në plazhet e Normandisë dhe është i vetmi që sjell fotografitë nga kjo ngjarje dhe ajo që njihet në histori si Dita – D.

Kurse vajza në foto është Gerda Taro, fotografja e parë femër vdiq gjatë kohës që po ushtronte profesionin e saj, ndonëse shumë pak mund t’ia dinë emrin.

Gerda Taro ishte 26 vjeçe kur vdiq teksa raportonte Luftën Civile të Spanjës në vitin 1937. Fotografja u largua nga fronti i luftës vetëm sepse i mbaroi filmi, e lumtur që kishte kapur foto të bukura. Por makina me të cilën ajo po udhëtonte në kthim, u përplas me një tank që ishte jashtë kontrollit.Burri që e priste ishte Robert Capa.

Foto e shkrepur në Paris, 1935./Fotografi që kanë bërë histori

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu