“Nëse e rrisni fëmijën tuaj si mbret, do të bëheni ju shërbëtorët e tij”

0
106

Nëse çdoherë kur fëmijën tuaj e kam uria ju kërkon t’i sillni ushqim, nëse çdoherë kur etet ju kërkon ti sillni ujë, nëse çdoherë që i pihet qumësht ju kërkon t’ia sillni, mos e bëni këtë.

Sepse, kur të rritet, ky fëmijë do t’ju përdorë si shërbëtorë. Përgjegjësitë që duhet t’i bartë vetë, do të dojë që t’ia bartni ju si prindër. Mund të thoni, por çfarë të bëjmë, a ta lëmë të uritur? Sigurisht që jo. Nëse fëmija është në atë fazë të zhvillimit që mund të shkojë vetë në kuzhinë, nëse mund ta marrë vetë nga frigoriferi, i thoni të shkojë ta marrë vetë. Nëse është në i vogël, kapeni për dore dhe përfshijeni në procesin e marrjes së ujit, mbushjes së qumështit. Për shembull, ai mund ta mbajë gotën përderisa ju e mbushni. Ai mund të gjejë lugë përderisa ju i përgatisni ushqimin. Mos harroni. Nëse e rrisni fëmijën tuaj si mbret, do të bëheni ju shërbëtorët e tij.

@Gratë