Nëpër botë ka shumë muze të çajit, mësoni disa prej tyre

0
285

Në botë ka shumë gjëra të mrekullueshme sa ndonjëherë nuk di kë të veçosh. Gati në të gjitha qytetet e mëdha të botës ka muze kushtuar çajit.

A keni dëgjuar për ndonjë muze çaji në botë? Këto institucione thesar ruajnë me fanatizëm dhe shfaqin historinë dhe kulturën e çajit, madje kanë krijuar dhe kopshte çaji e çajtore me qëllim që vizitorët të kenë mundësi të shijojnë një filxhan çaj në mjedis autentik. Më poshtë ju sjellim disa nga muzetë më të famshëm të çajit në botë.

1. Njeri nga këta muze është regjistruar dhe në Librin e Rekordeve Botërore, Guinness. Bëhet fjalë për “La Meitan”- djepi i çajit jeshil kinez, që ndodhen në juglindje të Kinës. Ndërtesa është në formën e një çajniku me një sipërfaqe 5 mijë metra katrorë dhe lartësi prej 74 metrash. Pranë saj ndodhet një godinë me përmasa më të vogla në formën e filxhanit të çajit që plotëson kompleksin muzeal kushtuar çajit në Kinë.

2. Muzeu Kombëtar i Çajit në Hangzhou të Kinës

Muzeu Kombëtar i Çajit u hap në Hangzhou të Kinës në vitin 1991. Ndodhet në Fshatin Longjing dhe ka një sipërfaqe prej 22 mijë metra katrorë.

Ky muze përbëhet nga disa salla ku prezantohet historia dhe zhvillimi i kulturës së çajit në Kinë. Po ashtu salla të tjera tregojnë historinë e rritjes së çajit dhe përgatitjen. Vizitorët në këtë muze kanë rastin të njihen me ndikimin e madh që çaji ka në jetën e përditshme të kombësive të ndryshme në Kinë. Në Sallën Kaleidoscope gjenden mbi 300 lloje çaji.

3. Muzeu i Çajit në Srilankë.

“Ceylon Tea Museum” është katër kate. Dy katet e para ekspozojnë produkte dghe makineri të vjetra, po ashtu ka dhe një bibliotekë dhe auditor me pajisje audio vizuale, ku turistët kanë mundësi të njihen me historinë. Kati i tretë ka çajnikë dhe lloje të ndryshme çaji. Ndërsa kati i fundit është çajtore. Në këtë kat vizitorët kanë mundësi të shijojnë çaj dhe të kënaqen me panoramën e qytezës Kandy, e rrethuar nga male e kodra.

4. Muzeu i Çajit në Londër

Muzeu i Çajit dhe Kafesë “Bramah” është muzeu i parë në botë që i dedikohet tërësisht historisë së kafesë dhe çajit. Në të ka dëshmi mbi 400-vjeçare të historisë së çajit. Muzeu u hap nga Edward Bramah në vitin 1992

Fakte interesante mbi çajin

– Çaji e ka origjinën nga Kina mbi 5000 vjet më parë. Në vitin 2013, OKB-ja shpalli Kinën si vendin i cili prodhonte më shumë sasi të kësaj bime. Vetëm në vitin 2013 ajo prodhoi 35% të sasisë totale prodhuar në të gjithë botën. Kjo nuk është çudi pasi në Kinë çaji përdoret si pije medicinale. Vendin e dytë e mban India dhe më pas ndiqet nga Afganistani dhe Turqia.

– Është pija e dytë më e konsumuar në mbarë botën.

– Një kupë çaj përmban gjysmën e kafeinës që gjejmë tek një filxhan kafeje.

-Konsumimi i një gote pasdite ishte një zakon që u prezantua në Angli nga Anna, Dukesha e shtatë e Bedford, në 1840. Gjithmonë, ajo bënte pushimin në orën 4 ose 5 të mbrëmjes, kjo u shndërrua në një rutinë për të. Tradita e pijeve të çajit ka evoluar në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme, por një gjë që mbetet e njëjta është dashuria për të!

-Çaji përmban katekinë, një lloj antioksidantui që ul rrezikun për sëmundje zemre dhe diabet. Katekinë përmbajnë edhe kakaoja dhe çokollata e zezë.

-Të gjitha çajërat vijnë nga e njëjta bimë- Camellia sinensis.

-Deri në shekullin e 19-të, blloqe çaji përdoreshin si para në Siberi.

-Është vlerësuar se në një ditë konsumohen 3 miliardë filxhanë çaji në mbarë botën.

-Antioksidantët në dy filxhanë çaji të zi janë ekuivalente me sasinë e antioksidantëve tek një gotë verë e kuqe, 7 gota lëng portokalli ose 20 gota lëng molle.

-Një mollë në ditë mban larg mjekun! Një filxhan çaj në ditë mban larg dentistin. Kjo falë sasisë së fluorit që përmban çaji, duke ndihmuar në forcimin e emalit.

-Një mënyrë e shëndetshme për të gatuar orizin në Kinë është gatimi me çaj në vend të ujit të zakonshëm.

-Deri në vitin 2020 çaji do të bëhet pija më e konsumuar në botë

-Arti i leximit të gjetheve të çajit quhet taseografi.

-Çaji mbërriti në Rusi në vitet 1600 kur ambasada e Kinës në Moskë ia dhuroi këtë pije car Aleksit.

-Në Xizang të Kinës çaji shërbehet me kripë dhe gjalp buallice

– Në Kinë, çaji i zi quhet ndryshe “çaj i kuq”

-Gjatë shekullit të 8-të u shkrua libri i parë për çajin nga shkrimtari Lu Yu

-Çaji në Marok është një përzierje çaji jeshil me gjethe menteje, i ëmbëlsuar me sheqer dhe hidhet në gota nga njëfarë lartësie. Sipas zakonit, nuk është e hijshme të refuzoni çajin e ofruar nga i zoti i shtëpisë./CRI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu