Neonatologjia ia shpëton jetën foshjës e cila lindi me peshë 800 gr, nëna falënderon stafin

0
146

Më 8 nëntor 2020 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK erdhi në jetë një foshnjë para kohe.

Nëna Gresa Krasniqi lindi fëmijën e saj me peshë vetëm 800 gram dhe e njëjta u transferua menjëherë në Klinikën e Neonatologjisë.

Djali i vogël u pagëzua me emrin Nil dhe pas lindjes i humbi edhe 100 gram të tjera peshë.

Por nëna e tij Gresa përkundër vështirësive dhe vuajtjeve për të birin që lindi para kohe dhe me peshë të dobët, sot ndihet e lumtur dhe krenare.

Madje ajo falënderon edhe stafin e klinikës për trajtimin e vogëlushit të saj. “Që nga ajo datë ekipa e shkëlqyer e stafit mjekësor që nga drejtori dhe i tërë stafi kanë bërë të pamundurën dhe me ndihmën e Zotit që unë sot më 19 janar 2021 të dal nga spitali së bashku me Nilin”, ka thënë ajo në një letër falënderuese të cilën e ka dërguar në adresë të Gazetës Shneta.