Nëntogeri i FSK-së diplomon për mjete eksplozive në SHBA

0
64

Petrit Loxha, oficer i FSK-së, që nga muaji korrik i vitit të kaluar (2018) e deri më 16 janar 2019, ka ndjekur trajnimin mjaft sfidues që ofron Ushtria Amerikane për mjete eksplozive në shkollën e Marinës, në Bazën Ajrore Eglin në Florida, SHBA, njfton MFSK, përcjell OxygenPress.

Ai, gjatë shkollimit të tij 24 javor, kaloi nëpër dy faza; Në fazën e parë u aftësua lidhur me çminimin, mjetet dhe metodat, databazën  e mjeteve etj., ndërsa  në fazën e dytë  me mjetet tokësore, mjetet ajrore, mjetet e improvizuara, mjetet kimike dhe biologjike.

Përgatitja e oficerit të FSK-së, Petrit Loxha, në këtë fushë do t`i ndihmojë shumë Kompanisë së Deminimit të FSK-së në ngritjen e kapaciteteve të saja në fusha të caktuara dhe në përgatitjen e doktrinave me standardet e NATO-s.

Nëntogeri Petrit Loxha gjatë shkollimit/trajnimit në SHBA, u dallua me paraqitje të shkëlqyer si në aspektin teorik ashtu  edhe  në atë praktik./OxygenPress.info