Nënshkruhen kontratat për financimin e 70 ndërmarrësve të rinj

0
71

Janë nënshkruar kontratat për 70 ndërmarrës të rinj nga skema e granteve për fillim të bizneseve të reja, pas përfundimit të procesit të trajnimit për ndërmjetësim. Proces i cili është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku 400 të rinj janë trajnuar nga ky program i trajnimit.

Skema e ndërmarrësisë do të sigurojë ndihmë me grante në vlerë prej 3,000 deri 5,000 euro për çdo plan biznesi të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes.

Ministri Kujtim Gashi I cili nwnshkroi kontratat, tha se objektivi kryesor i programit është që të sigurojë mundësi për të rinjtë e papunë për ta nisur një veprimtari biznesi.

“Edhe 70 të rinj përfitojnë nga skema e grandeve për start-up. Nga ky fond janë mbështetur të rinjtë të cilët paraprakisht kanë ndjekur trajnimin për ndërmjetësimin në punë dhe procesin e dhënies së grandeve për të hapur bizneset e tyre duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve të rinj. Këta 70 të rinj do të jenë një potencial jo vetëm për familjen e rrethin ku do të veprojnë por edhe për Republikën e Kosovës në instancë të fundit”, ka thënë ai.

Këto trajnime në ndërmarrësi u kanë mundësuar të rinjve procesin e kthyer nga një ide në një fillimi të suksesshëm biznesi. Projekti është fokusuar ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve, njofton MKRS./OxygenPress.info