Nënoficerët e FSK-së përfundojnë me sukses seminarin ndërkombëtar “Backbone”

0
112

Në kazermën “Adem Jashari“ në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e çertifikimit të nënoficerëve të cilët përfunduan seminarin ndërkombëtar “Backbone“, shkruan OxygenPress.

Në këtë seminar ndërkombëtar i cili u zhvillua në kuadër të zhvillimit të nënoficerëve për përgatitjen e tyre, për të punuar në ambiente ndërkombëtare, morën pjesë mbi 60 pjesëtarë, ku 26 prej tyre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa të tjerët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenisë, Turqisë dhe Polonisë, njofton Ministria e Mbrojtes.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të FSK-së, Ambasadës Amerikane, KFOR-it dhe US Balkan National Support Element.

Gjatë këtij seminari, instruktorët shtjelluan tema nga më të ndryshmet të cilat do u ndihmojnë nënoficerëve gjatë karrierës së tyre ushtarake, si: roli i nënoficerit në ushtri, marrëdhënia e oficerit me nënoficerin, ndërtimi i marrëdhënieve pozitive, mësimdhënia, Iidentiteti i shërbimit e luftimi së bashku, rolet ndërkombëtare.

Në fund të ceremonisë të gjithë të pranishmëve ju dhanë certifikata për pjesëmarrje në trajnim./OxygenPress.info